Doni të dini se si është tani vendi ku ndodhej stadiumi “Qemal Stafa”?

23/11/2016 00:00

Prej muaj ka përfunduar prishja totale e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërsa aktualisht është duke u punuar me ritme të shpejta për ndërtimin aty të stadiumit të ri kombëtar. Tashmë thuajse nuk ka mbetur asgjë nga stadiumi legjendar, i cili ka pritur shumë ndeshje të kombëtares sonë, si dhe nga kampionati shqiptar.

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ka qenë arena historike e futbollit shqiptar për më shumë se 75 vjet që nga dita kur u vu guri i parë për t’u ndërtuar. Puna për ngritjen e kësaj vepre nisi disa muaj pas pushtimit nga Italia.

Ndërkohë, stadiumi i ri “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë. Punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel