Aksident me pasojë vdekjen në Rinas

23/11/2016 08:00

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë mëngjes pranë aeroportit të Rinasit. Një automjet tip Mercedes Benz përplasi për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës që ka humbur jetën në këtë aksident.

Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen me inicialet E.D. për procedura të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel