Ibra, nderim dhe statujë në Suedi

23/11/2016 00:00

E provoi çfarë emocionesh sjell një statujë kur ishte prezent në ceremoninë e muzeut “Grevin” në Paris, por këtë herë Zllatan Ibrahimovic është akoma më entuziast për nderimet që po bën Suedia.

Vendi që i dedikoi madje edhe një pullë postare futbollistit më të mirë të kombëtares të të gjitha kohërave, ka përgatitur edhe një ripërjetësim të imazhit të tij në Stokholm.
 
Për të 10-n herë me radhë, Ibrahimovic u shpall futbollisti më i mirë në Suedi dhe pas largimit të tij nga kombëtarja skandinave, ai nderohet nga autoritetet.

Një statujë e Ibrakadabrës do të vendoset në dalje të stadiumit të Stokholmit ‘Friends Arena’, aty ku Zllatan shënoi katër gola ndaj Anglisë në vitin 2012. Një prej tyre, kujtohet ende nga tifozët suedezë dhe të apasionuarit pas futbollit të bukur.

Në 116 paraqitje me kombëtaren suedeze, Ibrahimovic ka realizuar 62 gola.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel