Francë, i grabisin 5 milionë euro dy motrave nga Katari

22/11/2016 00:00

Një tjetër grabitje spektakolare është realizuar në Francë. Njerëz të maskuar grabitën 2 motra nga Katari dhe shoferin e tyre, duke marrë objekte me vlerë që arrin shifrën e deri 5 milionë eurove.

Motrat sapo kishin lënë aeroportin Le Burzhe me makinën e tyre tip Bentley. Grabitësit, duke përdorur gazin lotsjellës, morën gjithçka në makinë, nga bizhuteritë, rrobat dhe valixhet e dorës.

Në të njëjtën zonë, dy vite më parë u grabit një princ saudit. Ndërsa vetëm një muaj më parë në Paris u grabit Kim Kardashian, ku bizhutë e saj të vjedhura arrinin shifrën e 6 milionë eurove.

Top Channel