Policia ndalon lojtarin e PSG-së që të luajë ndaj Arsenalit

22/11/2016 00:00

Serge Aurier nuk do të mund të luajë ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit, ditën e mërkurë. Mbrojtësi i PSG nuk lejohet nga policia angleze që të hyjë në Britaninë e Madhe, pasi ka precedentë penalë.

Në 26 shtator është dënuar me 2 muaj burg pasi ka sulmuar një polic në një diskotekë të Parisit dhe Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e hapësirës Shengen. Kjo do të thotë që Aurier, i cili është nga Bregu i Fildishtë, nuk ka të drejtat e lëvizjes së lirë që i gëzojnë europianët. Kështu që, mbrojtësi duhet t’i nënshtrohet ligjit që nuk lejon hyrjen e ekstrakomunitarëve me precedentë penalë, pa leje.

Trajneri Unai Emery e kishte grumbulluar futbollistin pa e ditur këtë gjë dhe mbrojtësi është detyruar të kthehet në Francë.

Top Channel