Sulmuesi më i “paaftë” në botë, një serb?! – VIDEO

22/11/2016 00:00

Shumë futbollistë, madje edhe emra të mëdhenj në botën e futbollit kanë gabuar para portës, e ndonjëherë në mënyrë spektakolare, por askush nuk ia kalon sulmuesit serb Milan Djuricic që ka gabuar centimetra larg portës.

Rasti i humbur ka ndodhur në ligën rajonale të Beogradit, në ndeshjen Lokomotiva-Turbina, kur sulmuesi i ekipit vendas, pasi driblon portierin e me portën e boshatisur, centimetra larg vijës fatale, ka realizuar të pamundurën duke çuar topin mbi traversë, raporton Daily Mail.

E gjithë skena është filmuar dhe pamjet tashmë janë duke bërë xhiron e botës, duke e cilësuar edhe si rasti i humbur i shekullit.

Top Channel