Beqaj: Mbi 1 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi

22/11/2016 00:00

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka konfirmuar rritjen me 10 për qind të pagave të punonjësve të sektorit të shëndetësisë, të paralajmëruar një ditë më parë edhe nga kryeministri Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Beqaj ka bërë me dije se për këtë rritje do të investohen mbi 1 miliard lekë.

“Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur! Rrisim 10% pagat për të gjithë mjekët e infermierët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor! Investojmë 1.25 miliard lekë në 2017 për rritjen e pagave të rreth 17.500 punonjësve të shëndetit!”, ka njoftuar Beqaj në Twitter.

Top Channel