Lideri i UKIP nën hetim për shpërdorim të fondeve

22/11/2016 00:00

Partia euroskeptike UKIP, që është drejtuar nga politikani që simbolizon Brexit, Nigel Farage, është duke u hetuar nga Komisioni zgjedhor në Britani për të parë nëse ka shpërdoruar financime europiane për të bërë fushatë për Brexit dhe në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, në kohën kur udhëhiqej nga Farage.

Hetimi do të hetojë nëse kjo parti ka pranuar donacione të papranueshme nga partia politike evropiane, Aleanca për Demokraci në Europe.

Hetimi bëhet pasi Parlamenti Europian, anëtar i së cilës është udhëheqësi i Brexit, Nigel Farage pretendon se partia qe ai drejtonte ka keqpërdorur rreth 400 mijë stërlina për të financuar fushatën e Brexit, që do të thotë nëse ka përdorur fonde nga BE-ja kundër BE-së.

Lajmi vjen në kohën kur presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump në një ndërhyrje të paprecedentë në punët e brendshme të një shteti tjetër, ka sugjeruar se Nigel Farage “do të bënte një punë shumë të mirë” si ambasador i ri i Britanisë në Shtetet e Bashkuara. Farage ka deklaruar se ndihet i ekzaltuar nga ideja e ambasadorit duke thënë se “bota ka ndryshuar”.

Ndërkohë, në një reagim të saj qeveria britanike në shenjë të hapur kundërshtimi ka deklaruar se Britania nuk ka vend bosh për ambasador në Shtetet e Bashkuara. Nigel Farage e mbështeti publikisht presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore dhe është i vetmi politikan që e ka takuar pas zgjedhjes presidentin e ri amerikan.

Top Channel