Justin Bieber stërvitet me Neymar – VIDEO

22/11/2016 00:00

Justin Bieber mbërrin në Spanjë për një turne muzikor, megjithatë ai arrin të gjejë pak kohë edhe për futbollin.

Këngëtari kanadez u shfaq në qendrën stërvitore të Barcelonës së bashku me Neymar dhe Rafinhan duke iu nënshtruar edhe një lloj seance stërvitore.

Justin Bieber, gjatë fëmijërisë së tij e ka praktikuar sportin e futbollit dhe ai arriti të tregojë disa nga aftësitë e tij në zhonglimin me topin dhe në gjuajtjet në drejtim të portës. Aspekti ku ai dështoi ishte pikërisht në rolin e portierit.

Ndërkaq, Barcelona tashmë është larguar në drejtim të Glasgowt për ndeshjen e radhës së Champions League. Katalanasit janë në krye të Grupit C me 2 pikë më shumë se Manchester City.

Top Channel