Ndryshon harta elektorale; Kukësi, Korça e Berati me 1 deputet më pak. I merr Tirana e Durrësi

22/11/2016 00:00

Harta elektorale e deputeteve do ndryshojë dhe KQZ në dorë një projekt që heq nga Kukësi, Korça e Berati nga një mandat deputeti dhe i kalon një në Durrës e dy në Tiranë.

Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të numrit të popullsisë, lëvizja nga periferia për në qendër. Partia demokratike kërkoi informacione zyrtare për lëvizjen e popullsisë.

“Për çdo qark, për çdo vit nga 7 nëntori 2012 numri i lindjeve, i vdekjeve, i të ardhurve nga çdo qark në qarqet e tjera dhe numri i të larguarve nga çdo qark në qarqet e tjera”, tha Njazi Kosovrasti

Kreu i KQZ-se Denar Biba, rikujtoi situatën e 4 viteve më parë, ku ai i vet kishte kërkuar pothuajse të njëjtën gjë, duke shtuar se nuk mund te ndryshonte qëndrimin e tij.

“Një gjë që e kam kërkuar vetë, nuk do t’ia mohoj askujt.”, u shpreh Denar Biba.

Ne përfundim, me 5 vota pro dhe 2 kundër, ato të anëtarëve Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skenderi, KQZ kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile që deri në datë 30 nëntor të dorëzoi informacionet shtesë të kërkuara.

Top Channel