Përleshje mes tifozëve të Juventusit dhe Sevillas

22/11/2016 00:00

Sfida mes Sevilla-s dhe Juventusit nis në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Në mbrëmjen e së hënës tifozët e të dy skuadrave u përfshinë në një përleshje mes tyre, incidente që shkaktuan edhe plagosjen e disa tifozëvë, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas asaj që publikohet në median iberike, gjithçka ndodhi në sheshin “Taberna del apelon”, ku tifozët e Juventusit ishin duke darkuar të qetë. Në atë moment u shfaqën një grup tifozësh ultras të Sevilla-s duke  thirrur ‘Hooligans Sevilla’ për të nisur një përleshje të dhunshme me italianët. Përveç të plagosurve kjo dhunë shkaktoi edhe dëme të shumta restorantit ku ishin tifozët bardhezinj. Policia spanjolle tashmë i ka pyetur dëshmitarët  dhe po vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e asaj çfarë ndodhi.

Nuk është hera e parë në këtë sezon që në Sevilla verifikohen përleshje mes tifozërive. Më parë ato kanë ndodhur edhe në rastin e ndeshjeve të Sevilla-s me Lyonin dhe Dinamo Zagreb.

Top Channel