PR takim me strukturat, Sulaj: Të rinjtë të mos braktisin vendin

22/11/2016 00:00

Partia Republikane i bën thirrje të rinjve të mos braktisin vendin, por të japin kontributin e tyre në forcimin e demokracisë. Kryetari i PR-së së Tiranës, Blendi Sulaj në një takim me të rinjtë në njësinë 11, tha se “kjo është qeverisja më e keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

“Se ndodhemi perballë qeverisjes më të  keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë është shumë e rëndësishme që qytetaret dhe të rinjtë mbi të gjitha të qëndrojnë në Shqiperi dhe të japin kontributin e tyre në forcimim e demokracisë. Qeveria po mbështet bandat të cilat nëpërmjet veprimeve të paligjshme, nëpërmjet shitjes së kanabisit, po rrisin pasuritë e tyre, vetëm me një qëllim që këto para t’i përdorin për blerjen e votave në 2017’, tha Sulaj.

Kryesia e Partisë Republikane zhvilloi një takim me strukturat e njësisë 11, në vijim të takimeve në të gjitha njësitë që do të bëhen përpara Konventës së Degës së PR Tiranë
Në këtë takim, u diskutua për ecurinë e strukturave dhe anëtarësisë së PR, si dhe mënyra e organizmit për zgjedhjet e vitit 2017.

Top Channel