Iskra Lawrence, striptizëm në metro

22/11/2016 00:00

Iskra Lawrence, modele dhe aktiviste i ka lënë pa fjalë pasagjerët e një metroje në Nju Jork, me një surprizë të vogël që ndërpreu udhëtimin.

Bukuroshja 26-vjeçare hoqi fustanin e saj për të dhënë një mesazh të fuqishëm për turpërimin e trupit, duke i vënë pak në siklet të tjerët.

Dhe pasi modelja i ftoi ata të “festonin ndryshimin”, një pjesë e mirë e njerëzve e duartrokitën.

Modelja britanike, e cila ndan kohën e saj mes Nju Jorkut dhe Londrës, nisi të zhvishej teksa jepte mesazhin e saj. Ajo u tregoi njerëzve përreth se dëshironte të ishte vullnetare për të treguar për ‘udhëtimin’ e saj të vetëpranimit.

Duke e quajtur trupin e saj një “anije”, Lawrence rrëfen se u rrit duke ‘urryer’ trupin e saj pasi nuk ishte në ‘përmasat standarde të bukurisë’.

Pasi postoi videon mbrëmjen e kaluar, Lawrence shkruan: “Bëra stritptizëm për të shpërndarë zërin tim dhe për të përdorur fuqinë e bisedës për raportin me trupin tonë dhe të tjerët”.

Top Channel