Vrasja e Patës, arrestohet shoku që ishte në atentat

22/11/2016 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga Ari Alinanin, shokun e Nelgert Patës i cili mbeti i vrarë pas një atentati të dielën.

Alinani ka qënë bashkë me Patën në makinë në momentin e atentatit dhe ndaj tij dyshohet se ka penguar zbulimin e të vërtetës. Aktualisht, Alinani ndodhet në dhomën e paraburgimit në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga ngjarja.

Nelgert Papa mbeti i vrarë pasi iu organizua një pritë në rrugën Fier-Seman. Pata u qëllua me breshëri automatiku. Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit gusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati.

Top Channel