Dhuna seksuale, Turqia tërheq ligjin skandaloz

22/11/2016 00:00

Kryeministri turk Binali Yildirim tërhoqi ligjin që falte meshkujt e dënuar për marrëdhënie seksuale nëse këta të fundit martoheshin me viktimën.

Qeveria turke veproi vetëm pak orë para se legjislacioni kontradiktor të shkonte për votimin final në parlament, i cili dominohet nga partia qeverisëse AK e presidentit Erdogan. Ligji shkaktoi shumë protesta në Turqi dhe gjithashtu u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Kritikët e tij thoshin se ai legjitimonte përdhunimin nxiste praktikën mizore të nuseve fëmijë. OKB dhe shumë agjenci të saj i kishin bërë thirrje qeverisë turke që të mos e miratonte ligjin, i cili do ët dëmtonte aftësinë e Turqisë për të luftuar dhunën seksuale dhe martesat e të miturve.

Ligji i propozuar do të lejonte lirimin nga burgu të meshkujve të shpallur fajtorë për dhunë seksuale ndaj femrave të mitura nëse ata do të martoheshin me viktimën. Mosha ligjore në Turqi është 18 vjeç, por martesave e minorenëve vazhdojnë të jenë një problem shumë i përhapur.

Top Channel