Trump kundër marrëveshjes, në janar do të anulojë partneritetin e Trans-Paqësorit

22/11/2016 00:00

Presidenti i zgjedhur Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare e partneritetit të Trans-Paqësorit që në ditën e parë që do të marrë në dorë çelësat e Zyrës Ovale në muajin janar.

Marrëveshja është nënshkruar nga 12 vende, të cilat mbulojnë së bashku 40% të ekonomisë së botës.

Trump u zotua gjithashtu të tkurrë kufizimet në prodhimin e qymyrgurit, të cilat ndikojnë tek vendet e punës si dhe t’i japë fund abuzimeve me vizat.

Fundi i TPP-së do të jetë një goditje e fortë për shumë vende aziatike në zhvillim, sepse u heq aksesin e tregut amerikan. Më shumë nga kjo marrëveshje duhet të përfitonin Vietnami dhe Malajzia, të cilët dhe po shpresonin heqjen e tarifave nga disa prej eksporteve të tyre kyçe.

Top Channel