Japonia tërheq alarmin e tsunamit, shpëton Fukushima

22/11/2016 00:00

Japonia e hoqi paralajmërimin për tsunami të lëshuar pas tërmetit me magnitudë 7,4 që goditi bregun lindor të vendit.

Tërmeti ra në afërsi të Fukushimës duke shkaktuar fillimisht në brigjet e saj dallgë tre metra të larta. Ato që mbërritën më vonë megjithatë, ishin më të vogla, ndaj autoritetet e konsideruan rrezikun të kapërcyer.

Me mijëra vetë më herët iu ishte kërkuar të evakuonin zonën, ndërsa nuk pati veçse raporte për disa lëndime të lehta.

Por frika ishte e madhe duke qenë se Fukushima u godit në 2011-n nga një tërmet i fuqishëm që vrau 18,000 vetë.

Lëkundjet e atëhershme të tokës, ndër më të fortat e regjistruara ndonjëherë, shkaktuan probleme të mëdha në kompleksin bërthamor, pastrimi i të cilit vazhdon akoma edhe sot. Këtë herë megjithatë, centrali nuk ka pësuar dëmtime.

Top Channel