Forca shkatërruese e tërmetit, pamje të kapura me “drone” në Zelandën e Re

22/11/2016 00:00

Pak ditë më parë Zelanda e Re u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë, nga i cili humbën jetën të paktën 2 persona, me dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale ishin të shumta.

Ndërkohë së fundmi janë publikuar pamje të kapura me “drone”, të cilat tregojnë fuqinë shkatërruese të tërmetit të javës së kaluar.

Video e re është kapur përgjatë Kekerengu Fault, një zonë kodrinore malore, ku si pasojë e lëvizjes së fortë tektonike toka ka pësuar një çarje rreth 10 metra.

Më parë u publikuan edhe pame të shembjes së një shpati mali si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel