Kane West, i paqëndrueshëm

22/11/2016 00:00

Reperi Kanye West nuk është në ditët e tij më të mira. Që pas grabitjes spektakolare që iu be bashkëshortes së tij Kim Kardashian në Paris, West ka shfaqur një sjellje të luhatshme.

Atë e ka reflektuar edhe në anulimin e të gjitha datave të koncertit. Të gjithë ata që kanë rezervuar biletën e tyre ,do të rimbursohen.

Mbrëmjen e së shtunës në koncertin e tij, ylli i repit shfryu mllefin e madh ndaj Facebook, kolegut të tij Jay Z e Hillary Clinton. Ai madje shkoi me tej kur tha se Beyonce do të pranojë të këndojë në “show”-n e MTV Awards vetëm nëse do të marrë çmimin “Videoja e vitit”.

Megjithatë shpërthimet emocionale e ndjekin hap pas hapi Kanye West. Në një koncert në Ooakland në 22 tetor ai deklaroi se edhe çmimet Grammy janë të manipuluara.

Mediat rozë e përshkruajnë Kanye si një artist kompleks i cili kërkon ta sprovojë veten edhe në politikë. Si mbështetës i Donald Trump , ai ka shprehur bindjen se tani Amerika do të bëhet më e mirë.

Ndërsa me muzikën dhe fansat ai po reflekton probleme, linja e tij e veshjeve është në ditët më të mira, që ka sjellë fitime marramendëse për familjen e Kanye West.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel