Frikë në Japoni, paralajmërohet cunami pas tërmetit të fuqishëm

21/11/2016 00:00

Në prefekturën Fukushima të Japonisë është paralajmëruar një cunami pas një tërmeti të fuqishëm 7.3 ballë në orën lokale 5:59.

Qendra meteorologjike japoneze ka dhënë alarmin për mot të keq që do të pasojë këtë dukuri natyrore, ndërsa sizmologët i druhen edhe ndonjë tërmeti.

Japonia është një vend tepër sizmik shpeshherë me pasoja fatale për jetën. Tërmeti i së hënës nuk shënoi viktima.

Top Channel