Motori u merr jetën dy të rinjve

21/11/2016 00:00

Dy të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident me motoçikletë në afërsi të urës së ish-Bllokut në Tiranë. Viktimat Kejdi Halili 21-vjeç dhe Ergi Dini 22-vjeç, dolën jashtë rrugës kur drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin.

Aksidenti u regjistrua në orën 21 e 20 minuta të së hënës, ndërsa në Spitalin Ushtarak vdekja e tyre u regjistrua në orën 21 e 50 minuta. Të dy të rinjtë mbërritën në spital me plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, ata nuk munden dot t’i mbijetojnë plagëve të rënda të marra.
 
Sipas policisë, të dy të rinjtë udhëtonin ne motoçikletë pa kaska mbrojtëse dhe për këtë shkak gjatë përplasjes në tokë kanë marrë plagë të rënda në kokë.
 
Policia në vendin e ngjarjes kreu hetime në lidhje me shkaqet e aksidentit. Sipas ekspertizës paraprake rrota e pare e motoçikletës ishte shkëputur nga rruga, çka solli edhe humbjen e drejtimit të mjetit.

Të rinjtë ishin të apasionuar pas muzikës dhe njëri prej tyre sapo kishte filluar karrierën në muzikë.

Top Channel