Trump, i vetëm në shtëpi…

21/11/2016 00:00

Ajo qe do të marrë në date 20 janar zyrtarisht stafetën si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump, nuk do ta shijojë menjëherë Shtëpinë e Bardhë. Burime pranë çiftit presidencial thonë se Melanie do të vijojë të jetojë në Trump Toëer në Nju Jork, së bashku me djalin 10-vjeçar Barron Trump.

Kjo sepse djali i familjes nuk mund të zhvendoset nga zona pa mbaruar shkollën. Gjate një fjalimi në Nju Xhersi edhe vetë Trump e ka bërë me dije se familja e tij do të zhvendoset plotësisht në Uashington kur djali të ketë mbaruar ciklin shkollor.

Barron studion në një shkollë private në Manhatan dhe është shumë i lidhur me të ëmën. Jason Miller, zëdhënës i Trump, tha se ndonëse nuk ka deklaratë zyrtare nga familja Trump në lidhje me atë sa do zgjasë tranzicioni, ata siç do prind janë të shqetësuar për të ndërprerë vitin shkollor të 10-vjeçarit në mes.

Por vendimi i Melanies për të qëndruar e vetme në Trump Tower do të jete një sfidë sigurie më vete e Shërbimit Sekret dhe Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, pasi ndërtesa është e vendosur në një zonë tepër të ekspozuar.

Ajo është vazhdimisht e rrethuar nga protestuesit, njerëzit e medias dhe policia që kur doli rezultati i zgjedhjeve. Donald Trump do t’i duhet të fluturojë vazhdimisht për në Nju Jork që të vizitojë familjen e tij.

Top Channel