Higuain humb Champions-in

21/11/2016 00:00

Juventus fluturoi drejt qytetit të bukur të Sevilla-s pa bomberin kryesor të saj Gonzalo Higuain. Në vigjiljen e sfidës në Champions League, “Zonja e Vjetër” e sheh tashmë veten në një emergjencë në repartin ofensiv, duke detyruar trajnerin Allegri të mendojë skema të reja kundër formacionit andaluzian në Europë.

Sulmuesi argjentinas nuk u stërvit në seancën e fundit për shkak të një traume të pësuar në kofshën e  majtë në ndeshjen ndaj Peskarës. Kështu ai nuk u konsiderua nga stafi teknik për motive fizike, njësoj si mbrojtësi maroken Medi Benatia. Mungesave të rëndësishme te Juventus me Pjaca-n dhe Dybala, i shtohen kështu elementë të rinj që rrezikojnë ta kthejnë në mision të pamundur, transfertën e Sevilla-s.

Juventus mund të prezantohet në stadiumin “Ramon Sancez Piz’huan” me vetëm 3 lojtarë në repartin ofensiv, Mandzukic, Cuadrado dhe talentin Kean.

Siguritë e vetme të formacionit nga minuta e parë janë Ciellini dhe Marchisio në një skemë 4-3-3 ku kroati Manduzkic pritet të udhëheqë sulmin. Sfida Sevilla-Juventus do të zhvillohet të martën në mbrëmje në orën 20:45.

Top Channel