Fondi për strehimin, trefishohet financimi nga qeveria

21/11/2016 00:00

Qeveria ka gati trefishuar fondin që do të shkojë për strehimin e familjeve në nevojë. Nga 200 mln që ishte në vitin 2016, kjo shifër shkon në 560 mln lekë në buxhetin e planifikuar për vitin që vjen.

“Kemi parashikuar 560 milionë lekë nga të cilat, 250 milionë lekë nga shpenzimet korrente do të përdoren për subvensionimin e interesave të kredive me përfitues 4 300 familje, të cilat janë trajtuar me kredi me kosto të ulët, duke zvogëluar numrin e të pastrehëve në mbarë vendin”, shprehet Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban

Për herë të parë, Ministrisë së Zhvillimit Urban i kalon fondi prej 9.5 mld lekësh që administrohej nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për ndërtimin e rrugëve, shesheve apo projekteve të tjera infrastrukturore të bashkive dhe agjencive rajonale. Ky fond ka rritur në 11.6 mld buxhetin e parashikuar për vitin 2017 për Ministrinë e Zhvillimit Urban nga 2.3 mld që ishte një vit më parë.

Top Channel