Ja pse luani nuk duhet trajtuar si një mace – VIDEO

21/11/2016 00:00

Një djali të ri pakistanez mund t’i kishte kushtuar jetën dëshira për të përkëdhelur një luan.

Në një video e cila ka bërë xhiron e botës dallohen dy të rinj, pronari i luanit dhe miku i tij, i cili dëshiron të përkëdhelë luanin.

Por ky veprim mesa duket nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë luanit, i cili i është vërsulur shokut të pronarit të tij.

E në fakt ka qenë ndërhyrja e këtij të fundit që i ka shpëtuar jetën të riut pakistanez.

Top Channel