Defekt në nënstacionin e Selitës, disa zona pa energji elektrike në Tiranë

21/11/2016 00:00

Një defekt në fidrin e nënstacionit të Selitës, nr 322, ka lënë pa energji elektrike disa zonë në kryeqytet.

OSHEE bën të ditur se aktualisht pa energji elektrike janë: “Vasil Shanto”, pranë stadiumit “Dinamo”, lulishte “1 Maji”, Selita.

OSHEE saktëson se avaria është ndikuar edhe në kushtet kur nënstacioni Qendër është jashtë pune për shkak të zhvendosjes, proces ky që pritet të mbyllet këtë javë. OSHEE është duke kryer manovrat në çdo kabinë që prek fidrin dhe po punon për riparimin e defektit brenda një kohe sa më të shkurtër.

Top Channel