Bie besimi te Bayern, Ancelotti në fokus të kritikave

21/11/2016 00:00

Gjermania e futbollit është zgjuar këtë fillim jave me diskutimin për humbjen e Bayern Munchen, kampion në fuqi i Bundesliga-s, por jo më aq i preferuar për të rimarrë Maistershalen. Kush mendonte se formacioni bavarez do të shpallej kampion në muajin maj, ndoshta ka ndryshuar mendje dhe këtë e reflekton dhe një sondazh i fundit i gazetës “Bild”.

E përditshmja e njohur pyeti lexuesit se kush do të fitojë Bundesliga-n dhe në 172 mijë lexues të regjistruar që u përgjigjën, vetëm 46% mendon se Bayern do të jetë në fron, njësoj si sezonin e kaluar. Kjo është një shifër e ulët kur konsiderohet se në fillim të sezonit, DPA (Deutsche Presse Agentur) kishte treguar mes trajnerëve rivalë plot 77%.

Asokohe vetëm 4 trajnerë kishin mendim të ndryshëm nga Bayern, në një sondazh që u konsiderua plebishitar për kampionët, dukshëm në nivel superior me të tjerët. Por në votimin e fundit, kanë pësuar rritje të ndjeshme si Dormtundi që fitoi klasiken e fundit të Bundesliga-s, ashtu dhe surpriza e sezonit, Lajpcigu.

Sondazhet janë domethënës në futbollin gjerman dhe te Bajern duket se dicka nuk shkon. Pas humbjes me borusian, vetëm 5 lojtarë shkuan për të falenderuar tifozët. Ky gjestnuk i pëlqeu mbështetësve që kishin udhëtuar 600 kilometra për të parë ekipin e zemrës. Gjithcka tani po rëndon mbi trajnerin Anceloti, i marrë në skuadër për të fituar Champions, por pa diskutuar Bundesligën. Karleto nuk ka kontribuar në rritjen e ekipit dhe në Bavari duan një shkundje, që mund të vijë edhe me shkarkimin e bujshëm të italianit.

Top Channel