Çifti më i famshëm i momentit në rrjetet sociale Alma dhe Erioni janë bashkuar përfundimisht. Ata kanë treguar në “Pasdite në Top Channel” se si janë njohur, historinë e videove dhe planet për të ardhmen.

Erioni tha se janë njohur në qytetin e Fierit dhe aty ka lindur dashuria e tyre. Sa i përket videove, ai tha se janë miqtë e tij që ia kanë publikuar pa autorizimin e tij.

Ndërkohë, ai i bëri thirrje policisë që të mundësonte heqjen e këtyre videove nga interneti. Dashuria e Erionit, Alma tha se këto video e kanë vënë në vështirësi edhe familjen e saj.

Ajo tregoi se fëmijët nuk i shikon prej gjashtë muajsh pasi është ndarë nga burri. Të dy premtuan se do të vazhdojnë romancën e tyre, Erioni pa alkool dhe Alma pa e braktisur “poçin”, siç e quan me përkëdheli. Sfida e radhës është që lidhja e tyre të pranohet nga familja e Almës.

Top Channel