Goli më i bukur i vitit, FIFA zgjedh 10 “perla” në futboll

21/11/2016 00:00

Qeveria e futbollit botëror ka zbuluar edhe 10 perlat më të bukura të para në fushat e lojës për vitin 2016, nga të cilat do të dalë edhe çmimi prestigjioz “Pushkash”. Gola të emrave më të njohur si braziliani Neymar, uellsiani Hal Robson Kanu apo Lionel Messi do të luftojnë për golin më spektakolar të shënuar nga tetori 2015 deri në tetorin që lamë pas.

Rrjeta fantastike e Saul Niguez për Atleticon e Madridit në ndeshjen ndaj Bayern-it, është një prej atyre që kanë mbetur në mendjet e tifozëve ndërsa ka vend në listë edhe për shkarkimin e Robson Kanu në Euro 2016 ndaj Belgjikës. Mes golave që do të diskutojnë çmimin “Pushkash”, është edhe veprimi i Lionel Messit ndaj SHBA në Kupën e Amerikës, por ka gjithashtu futbollistë anonimë në top 10.

Finlandezin  Simon Krab nuk e njihte askush para se të shënonte me një volej spektakolar për ekipin e tij suedez, njësoj si afrikano jugori Kekana në sfidën ndaj Kamerunit në muajin Mars, apo gërshëra e Marlone për Korinthians në Brazil.

Top Channel