Spektakël në Drone Champions League (VIDEO)

21/11/2016 00:00

Rumania u bë ndalesa e fundit e Ligës së Kampioneve të Dronëve. Gara u zhvillua në Salina Turda, ku rivaliteti mes pjesëmarrësve ishte shumë i madh gjë që vërtetohet nga manovrat parakaluese të kryera prej tyre.

Ai që triumfoi në finale ishte polaku Poschwald, i cili la në vendin e të çekun Mittner, ndërkohë që gjermani Lukas Wahl e mbylli garën i treti duke lënë pas holandenzin Dino Joghi.

Gara e dronëve parashikonte kalimin e këtyre mjeteve me shpejtësi 140 km/h, përmes disa portave nëpërmjet pulteve të komandimit, diçka që kërkonte në saktësi nga ana e garuesve. Pilotët përdornin syze të realitetit virtual në mënyrë që ata të shihnin zhvillimin e garës në kohë reale.

Top Channel