De Biasi: Nuk është faji i policisë për humbjen me Izraelin

21/11/2016 00:00

Larg fokusit të medias për më shumë se një javë dhe me një arsyetim më të ftohtë, trajneri i ekipit kombëtar Gianni De Biasi për herë të parë bën analizën e humbjes me Izraelin.

“Ndeshjen e humbëm ne me lojën që zhvilluam. Nuk ka të bëjë fare shtetrrethimi dhe policia, humbja ishte e skuadrës”, deklaroi De Biasi.

Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarin Endi Tufa, trajneri i natyralizuar shqiptar i kombëtares tregon marrëdhënien e tij me skuadrën, situatën që është krijuar pas kampionatit Europian dhe cilat janë realisht synimet në këto eliminatore.

De Biasi flet për marrëdhënien me Kaçen se çfarë i ka kërkuar mesfushorit. Cila do të jetë e ardhmja e tij dhe a ka të njëjtin motivim në krye të kombëtares shqiptare.

Të plotë intervistën e trajnerit De Biasi do të keni mundësinë ta ndiqni në edicion qendror të lajme të Top Channel në orën 19:30.

Top Channel