Mbledhja e mbeturinave, në dhjetor vendosen koshët e diferencuar

21/11/2016 00:00

Brenda dhjetorit qytetarët e Tiranës do t’i hedhin mbeturinat në kazanë të diferencuar, të cilët do të vendosen nga bashkia në lagjet dhe rrugët e kryeqyetit.

Si fillim, bashkia ka nisur një projekt për informimin e nxënësve të shkollave mbi mënyrën e diferencimit të mbetjeve.

“Pasi të kemi mbaruar fushatën e informimit në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Tiranës do të vazhdojmë me shpërndarjen e konteinerëve në të gjithë Tiranën. Viti i Ri do të na gjejë me një Tiranë të transformuar. Për herë të parë pas 25 vitesh po fusim konceptin e ndarjes së mbeturinave në burim”, deklaroi Veliaj.

Si fillim, projekti do të nisë të zbatohet në  qendër të kryeqytetit.

“Ambicja jonë është që fillimisht të fillojmë me zonat e qendrës së Tiranës, pra brenda Unazës dhe gradualisht, gjatë gjithë vitit të ri 2017, të kemi nën kontroll të gjithë territorin për t’u siguruar që pas kaq viteve, të paktën një çështje siç është ajo e pastrimit, ta kemi vënë në binarë në Tiranë”, nënvizoi Veliaj.

Ndërmarrja “Eco Tirana”, e ndërtuar në bashkëpunim me Bashkinë e Veronës ka nisur si fillim fushatën për sensibilizimin e qytetarëve, për të nisur më pas punën në  muajin dhjetor për një Tiranë më të pastër.

Top Channel