100 mln euro nga Anglia, që Messi të mos rinovojë

21/11/2016 00:00

Rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën vijon të monitorohet me vëmendje nga klubet britanike. Sipas asaj që publikohet në të përditshmen ‘El Mundo’, në drejtim të argjentinasit ka ardhur një propozim nga një prej skuadrave të Premier League, për të mos rinovuar kontratën me katalanasit që skadon në vitin 2018.

Gjithnjë sipas ‘El mundo’, Messit i është ofruar shifra marramendëse prej 100 milionë eurosh në mënyrë që ai të largohet nga Spanja në verën e 2018-s. Kjo do të thotë se klubi i interesuar nuk do të jetë i detyruar të paguajë klauzolën prej 250 milionë të asit argjentinas, duke e kompensuar me pagesën e 100 milionëve.

Mendohet se pas kësaj oferte tunduese qëndron Manchester City, por askush nuk e konfirmon një lajm të tillë. Ndërkaq, në fillim të muajit dhjetor drejtuesit e Barcelonës presin ardhjen në Spanjë të babait dhe agjentit të fubollistit, Jorge Messi, për të zhvilluar bisedimet me të për zgjatjen e kontratës së 29-vjeçarit.

Top Channel