Komisioni për CEZ, Berisha: Mungova për arsye objektive

21/11/2016 00:00

Zyra e ish-kryeministrit Berisha ka sqaruar mungesën e tij në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e CEZ.

“Ju njoftojmë se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Sipas dokumentit, kjo gjë është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i tij, zoti Arben Ristani.

“Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës të këtij komisioni”, vijon njoftimi.

Deklaratat e deputetit të PS, Taulant Balla, zyra e ish-kryeministrit i quan “një sharlatanizëm të bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”.

Top Channel