NBA, Chicago Bulls mposht Los Angeles Lakers

21/11/2016 00:00

Chicago Bulls dhuroi spektakël në Kaliforni teksa mposhti në ndeshjen e radhës Los Angeles Lakers. Në “Staples Center”, skuadra nga Ilinoisi iu imponua vendasve, duke i mposhtur me rezultatin 118-110. Për Bulls, Jimmy Butler ishte në një ditë të shkëlqyer dhe e udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së 9 sezonale. Për Los Angeles Lakers, Lou Williams shënoi 25 pikë, por që nuk mjaftuan për të mposhtur Chicagon.

Denver Nuggets rigjeti buzëqeshjen pas disfatës me Toronto Raptors. Skuadra e Nuggets mposhti në sfidën e saj Utah Jazz 105-91, duke i shkaktuar kësaj të fundit disfatën e katërt radhazi. Murray me 18 pikë dhe Chandler me 17 ishin shënuesit më të mirë për Nuggets, ndërkohë që la gjurmën e tij edhe italiani Danilo Gallinari.

Oklahoma City Thunder nuk po mund të gjejë vazhdimësinë në këtë sezon të NBA. Pas dy fitoreve radhazi, skuadra e Thunder pësoi disfatë kundrejt Indiana Pacers 115-111, një ndeshje kjo që u zgjidh vetëm pas kohës shtesë.

Sacramento Kings i la pas 4 humbjet e fundit duke mposhtur Toronto Raptors me rezultatin 102-99, ndërsa Portland Trail Blazers fitoi në parketin e Brooklyn Nets 129-109.

Top Channel