Shokuese, rreh barbarisht shoqen e klasës (VIDEO)

21/11/2016 00:00

Pushimi mes orëve në një klasë adoleshentësh në Rusi u kthye në një sulm të dhunshëm mbi një 15-vjeçare.

Nxënësit ishin duke bërë shaka me njëri-tjetrin në orën e pushimit në shkollën e qytetit Irktusk, në juglindje të Rusisë. Por 15-vjeçarja Maria P u sulmua barbarisht nga një prej shokëve të klasësh pasi i hodhi një gotë me ujë.

Shoku i saj i klasës, i njohur si Artem Kh, e humbi toruan më pas, duke e qëlluar me grushta në kokë dhe fytyrë. U desh ndërhyrja e shokëve të klasës që t’ia hiqnin adoleshenten nga duart.

Momenti i sulmit u filmua me telefon nga një prej shokëve të klasës, dhe u bë virale sapo u hodh në internet.

Sipas raportimeve, ky nuk ishte fundi i ngjarjes. Pesë shokë e shoqe të Maria u hakmorrën ndaj Artem pas mësimit. Ata e kanë goditur me grushta, siç bëri ai mbi adoleshenten, dhe u desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë së shkollës.

Top Channel