Ish-presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopulos është ndarë nga jeta mbrëmjen e së dielës në moshën 90-vjeçare. Ai kurohej në gjendje të rëndë prej disa ditësh në një spital të Athinës, me ndërlikime në rrugët e frymëmarrjes.

Stefanopulos ka qenë një personalitet i rëndësishëm i jetës politike të Greqisë.

Ai ishte zgjedhur president në mars të vitit 1995. Pesë vjet më vonë u rizgjodh duke u bërë i pari kryetar shteti në Greqi që merr votat e dy partive më të mëdha të Parlamentit.

Gjatë presidencës së tij ka vizituar edhe Shqipërinë në tetor të vitit 2004, ku ka ndarë qëndrime të kundërta për çështjen çame me ish-Presdientin Alfred Moisiu.

Në fund të vizitës së tij 3-ditore ai ka vizituar edhe zonat e minoritetit grek dhe fshatin Dhrovian, prej nga vjen edhe origjina e gjyshit të tij.

Top Channel