Greqi, gjendet i pajetë një shqiptar

20/11/2016 00:00

Trupi i pajetë i një mashkulli shqiptar është gjetur nga policia greke në Janinë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari ka në trup plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Trupi është gjetur në një zonë pranë kufirit Greqi-Shqipëri pas sinjalizimeve nga banorët në fshatin Kiparisia.

Viktima dyshohet se është rreth 40 vjeç dhe është dërguar në morg për ekspertizën e mëtejshme mjeko-ligjore. Sipas policisë greke viktima ishte deklaruar i humbur prej disa ditësh nga familjarët.

Top Channel