Perisiç i prish festën Milanit në derbin spektakolar

20/11/2016 00:00

Ndërsa ndeshja po shkonte drejt fitores së sigurtë të kuqezinjve me fitoren e ngushtë 2-1, Perisiç ka bërë mrekullinë për zikaltrit duke barazuar shifrat në 2-2.

Derbi i Milanos u konfirmua si një prej sfidave më elektrizuese të fundjavës futbollistike, pasi ndeshja në San Siro prodhoi 4 gola dhe një lojë emocionuese që u kurorëzua me një barazim in ekstremis. Dy herë kuqezinjtë morën epërsinë dhe po kaq herë u arritën nga rivalët, në sfidën që mbeti e pavendosur deri në shtesë.

Pikërisht kur ekipet po shkonin në pushim dhe në momentin më të mirë të Interit, Suso shpiku një finish brilant që firmosi avantazhin e Milanit.

Në pjesën e dytë, një goditje e bukur e Kandrevës riktheu barazimin dhe entuziazmin e tifozëve të Inter me një predhë nga 25 metra e cila ishte e pakapshme edhe për 192 centimetrat e portierit Donaruma.

Derbi numër 165 i Madoninës u duk sikur po fitohej nga kuqezinjtë pas një aksion individual i Susos që mposhti portierin Handanovic pasi shmangu mbrojtjen. Por në minutat shtesë spondi zikaltër i stadiumit kaloi në delir me golin e Perisiç, i harruar pak centimetra larg vijës fatale.

Pas këtij barazimi, Milan i bashkohet Romës në vendin e dytë në serinë A, 7 pikë pas Juventusit.

FOTO GALERI
1/9
Bonaventura dhe Kondogbia

Top Channel