Merkel konfirmon:Do garoj për mandatin e katërt

20/11/2016 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të kandidojë për një mandat të katërt në detyrë. Gjatë një konference për shtyp në selinë partisë së saj, Unioni Social Demokrat, Merkel konfirmoi raportet e mëparshme se do të garonte sërish për pozicionin e kreut të partisë dhe rrjedhimisht atë të kancelares.

“Jam menduar shumë gjatë për këtë. Vendimi për të garuar për një mandat të katërt, pas 11 vitesh në detyrë, nuk është aspak i lehtë”, u shpreh Merkel.

62 vjeçarja konsiderohet si një forcë stabilizuese në Evropë, sidomos pas pasigurisë që solli vota britanike e Brexit, por edhe si një fortesë vlerash liberale perëndimore, pas zgjedhjes së Donald Trump në shtëpinë e bardhë.

Angela Merkel ka shërbyer si kancelare e ekonomisë më të madhe në Evropë për 11 vjet. Nëse fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ajo do të barazonte rekordin e pas luftës të vendosur nga Helmut Kohl, i cili ishte kancelar i Gjermanisë që prej vitit 1982 e deri në vitin 2998.

Zgjedhjet përgjithshme në gjermani do të zhvillohen vitin e ardhshëm dhe megjithëse Merkel ka shënuar ulje të popullaritetit, ajo ka ende mbështetje të madhe.

Në fillim të këtij viti ajo pësoi në humbje të sikletshme në zgjedhjet rajonale dhe sfidohet nga partia populiste e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë.

Top Channel