Brexit mund të rikthejë Tony Blair në politikë

20/11/2016 00:00

Ish-kryeministri britanik mjaft i debatueshëm Tony Bler, po mendon seriozisht rikthimin ne politiken aktive britanik për shkak të rrethanave të reja të krijuara nga bisedimet për Brexit, njoftojnë mediat britanike.

Bler nuk është i impresionuar nga kryeministrja aktuale Theresa May të cilën e cilëson një “peshë të lehtë”, ndërkohë që udhëheqësin laburist të opozitës Jeremy Corbyn, e konsideron një të çmendur dhe eksentrik.

Bler shkruan “The Sunday Times” e Londrës,  mendon se ka një gropë masive në politikën britanike që duhet mbushur dhe se konservatoret në pushtet po shkatërrojnë Brexitin.

Një burim i tha gazetës se Bler po kërkon zhvendosjen në ambientet pranë Parlamentit britanik për stafin prej 130 vetash që punon për të, ndërkohë në një reagim, një përfaqësues i Blerit raportohet të ketë thënë se ai nuk ka marr vendim për të vendosur pranë Parlamentit kompaninë e tij.

Për shkak të përfshirjes së debatueshme të Britanisë në luftën në Irak, Bler ka qenë i fokusuar deri më sot në politikën ndërkombëtare, duke shmangur përfshirjen në politiken e brendshme.

Në tetor, Tony Bler, një nga kryeministrat më të suksesshëm britanik që ka fituar tre zgjedhje të përgjithshme për laburistët e qendrës së majtë, bëri thirrje për një referendum të dytë, kur të bëhet më e qarte se si do të duket realisht dhe çfarë pasojash do të evidentohen nga largimi i Britanisë nga BE-ja.

Top Channel