Kore e Jugut, Kryeprokurori akuzon Presidenten për korrupsion

20/11/2016 00:00

“Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye pati një rol të konsiderueshëm në skandalin e korrupsionit që përfshiu një mikeshën e saj të afërt.” Kjo ka qenë deklarata e kryeprokurorit koreano-jugor Lee Young-Ryeol.

Deklarata e Lee është bërë pasi mikesha e presidentes Choi Soon-sil dhe dy ndihmës të saj u paditën nga autoritetet.

Choi Soon Sil akuzohet se u përpoq t’i zhvaste shumë të mëdha parash kompanive së Korësë së Jugut dhe se shfrytëzoi miqësinë me Presidenten për të marrë donancione për një organizatë jo qeveritare që drejtonte.

Sipas kryeprokurorit presidentja Park ishte e përfshirë si një konspiratore në skandal, duke sugjeruar se presidentja kishte dijeni se çfarë bënte mikesha e saj.

Avokati i presidentes ndërkohë i cilësoi akuzat si një fantazi, megjithëse duket se një pjesë e madhe e publikut e ka humbur tashmë besimin tek lideri i shtetit.

Presidentja ka imunitet nga paditë, por është përballur me protesta masive, ndërsa me qindra e mijëra janë kanë mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetin Seul duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Duke përkeqësuar ndjeshëm pozicionin publik të presidentes, kryeprokurori Lee tha se ajo do të merret në pyetje së shpejti. Por, megjithëse presidentja është zotuar të bashkëpunojë në hetim, avokati i saj tha se ajo nuk do të takohet me prokurorët.

Avokati i Park tha se akuzat ndaj saj janë sulme politike, ndërsa vetë presidentja pavarësisht rënies së popullaritetit në vetëm 5%, ka kërkuar falje dy herë, por nuk ka dhënë shenja se do të dorëhiqet.

Top Channel