Përkujtohet në Durrës 73-vjetori i internimit nazist të të rinjve

20/11/2016 00:00

Në qytetin e Durrësit është përkujtuar 73-vjetori i internimit masiv të të rinjve në kampet naziste të përqendrimit.

Drejtuesit e pushtetit vendor, veteranë të luftës e familjarë të të internuarve kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit të ngritur në Shkozet në nderim të sakrificave të atyre që u persekutuan dhe u internuan në kampet e shfarosjes masive gjatë pushtimit nazist.

Aty ku ngrihet memoriali u sollën me dhunë të rinjtë durrsakë, mëngjesin e 20 Nëntorit të vitit 1943, të cilët me kamionët e ushtrisë gjermane i transportuan fillimisht në burgun e Tiranës dhe po atë ditë i nisën drejt kampeve të internimit në Prishtinë, Mathauzen, Zemun, Dakau etj., ndërsa 43 të rinj u vranë në kampet famëkeqe të nazizmit.

Top Channel