Fëmijët kundër aksidenteve

20/11/2016 00:00

Edukimi i brezit të ri mbi rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë shikohet si investimi më i mirë për të minimizuar aksidentet dhe pasojat që vijnë prej tyre. Ky është edhe qëllimi i organizmit të këtij aktiviteti në kujtim të viktimave nga aksidentet.

Dhjetra fëmijë janë instruktuar në sheshin “Nënë Tereza” se si të sillen në rrugë në rolin e këmbësorit, çiklistit, por edhe në rolin e drejtuesit të mjetit.

Gjithashtu, nëpërmjet pamjeve filmike dhe bashkëbisedimeve me zyrtarë të policisë, fëmijëve u janë shpjeguar pasojat e rënda që vijnë nga aksidentet, duke i orientuar që të përdorin rripat e sigurimit dhe të kaskave mbrojtëse. Madje, u është kërkuar që këto masa t’ua kujtojnë edhe prindërve apo më të rriturve kur i shohin që nuk i zbatojnë.

Top Channel