Fushë-Krujë, tritol për krushqinë e prishur

20/11/2016 00:00

Prokuroria e Krujës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masave të sigurisë arrest me burg për shtetasit, Skënder Vathi, Erjon Tema dhe Ergest Duka. Këta persona, dyshohen që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur një sasi eksplozivi që ka shpërthyer pranë një rrobaqepësie, në rrugën “Punëtori” në Fushë-Krujë.

Nga hetimet e kryera janë krijuar dyshime se dy nga të arrestuarit, Skënder Vathi dhe nipi i tij Erjon Tema, kanë patur konflikte me familjen Taga, që ka në pronësi rrobaqepësinë. Ky konflikt ka lindur për shkak të një krushqie të prishur mes dy familjeve.

Pikërisht kjo krushqi e prishur dyshohet të jetë edhe motivi i vendosjes së tritolit në rrobaqepësinë e familjes Taga. Edhe pse të arrestaurit i kanë mohuar akuzat duke deklaruar se në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë në vende të tjera, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Krujës që ndaj tyre të vendoset masa e sigurisë arrest me burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Top Channel