Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ: Qytetarë, merrni pjesë në votime!

20/11/2016 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kolonjës që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë”, lexohet në njoftimin zyrtar të KQZ-së.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit në të gjitha qendrat e votimit pa asnjë problem. Po ashtu, punonjësit e policisë kanë dorëzuar në kohë materialet zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në rrethin e Kolonjës.

Qytetarët e këtij rrethi kanë mundësi të zgjedhin mes dy kandidatëve, Ilia Stefon e Partisë Socialiste dhe Dritan Hajron e Partisë Agrare që përfaqëson edhe të djtahtën.

Top Channel