Vlorë, kanos 2 persona me armë zjarri; arrestohet 18-vjeçari

20/11/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një 18-vjeçar i cili ka kanosur me armë zjarri dy persona, duke qëlluar në ajër.

I arrestuari është shtetasi me iniciale E.S., banues në fshatin Rexhepaj të Vlorës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Top Channel