Madridi është i Realit, Ronaldo “fundos” Atleticon

19/11/2016 00:00

Reali i Madridit thellon avantazhin në krye të Primera Division pas javës së 12-të pasi fitoi derbin me Alteticon me rezultatin e thellë 3-0 në “Vicente Calderon” falë tripletës së Cristiano Ronaldos.

Pasi i mungonte goli prej mëse 2 vitesh në këtë stadium, Ronaldo rikuperon me 3 golat e shënuar mbërmjen e së shtunës.

Pasi ka zhbllokuar në minutën e 23-të ndeshjen, në pjesën e dytë me një penallti dhe pak minuta më pas sërish ylli portugez çon shifrat në 3-0 për të mbyllur gjithçka.

Në ndeshjet e tjera së të shtunës, Eibar fitoi 1-0 ndaj Celta Vigos, Barcelona barazoi pa gola ndaj Malagës, ndërsa Sevilla me fitoren në transfertë ndaj Deportivo La Corunas mbetet në vendin e tretë në klasifikim.

Top Channel