Basketboll, grushte në ndeshjen Vllaznia-Tirana

19/11/2016 00:00

Trajneri i skuadrës së basketbollit Vllaznia, Bledar Gjeçaj, dhe basketbollisti i Tiranës, Erkand Karaj, kanë pasur një përplasje që ka degjeneruar në grushte. Incidenti ndodhi në sfidën e Superligës, Vllaznia-Tiranë, që u luajt në Shkodër.

Në një moment, situata tensionohet në sallën sportive dhe në fushë hyjnë të gjithë lojtarët e stolit dhe pjesëtarët e stafeve teknike. Në këtë moment, edhe Gjeçaj e Karaj afrohen dhe ndezin edhe më shumë situatën.

Siç duket në videon që u publikua në rrjetet sociale, Gjeçaj e Karaj grushtojnë njëri-tjetrin. Falë ndërhyrjes së personave të tjerë, kjo përleshje mbetet me aq.

Pas shtensionimit të situatës, ndeshja vijoi dhe Tirana arriti të marrë një fitore 84-66 dhe tashmë kryeson e vetme në klasifikim.

Flamurtari u mposht nga Ardhmëria 82-42, ndërsa Teuta fitoi ndaj Kamzës në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 90-83.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel