Fitore dramatike e Tottenham, mposht 3-2 West Ham

19/11/2016 00:00

Dygolëshi i Harry Kane i siguroi Tottenham një fitore dramatike 3-2 ndaj West Ham dhe mbetet skuadra e vetme pa humbje në kampionatin anglez dhe në pesë kampionatet më të forta europiane.

West Ham krijoi iluzionin se po shkonte drejt një fitoreje pasi Michael Antonio shënoi me kokë për të çuar në pushimin mes pjesëve skuadrën e tij në epërsi, por Spurs barazoi 6 minutas pas fillimit të pjesës së dytë me Harry Ëink, që shënoi në paraqitjen e tij të parë në kampionat.

Miqtë rikthyen epërsinë në minutën e 67 kur Manuel Lanzini ktheu në gol një penallti, por Spurs barazojnë sërish, kësaj radhe me Kane që shënon në të 89-n.

U mendua se do të mbyllej në barazim, por Tottenham nuk u dorëzua dhe Kane shënoi sërish, kësaj radhe nga pika e bardhë, pasi gjyqtari pa një faull brenda zonës së West Ham.

Gjërat u përkeqësuan në minutat e mbetura për miqtë që mbetën edhe pa kapitenin Winston Reid që u ndëshkua me karton të kuq.

West Ham tani është vetëm një pikë zonës së ftohtë, ndërsa Tottenham ngjitet ën vendin e pestë, një pikë më pak se Arsenal.

Top Channel